“Mirë se vini në Shqipëri”/ Turisti mahnitet nga bujaria dhe mikpritja e të moshuarit që i hapi derën e shtëpisë

Populli shqiptar dallohet dhe njihet gjerësisht për bujarinë dhe mikpritjen, gjë që vazhdimisht iu ka bërë përshtypje edhe turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë. Pikërisht një përshtypje të tillë ka ndarë në profilin e tij në Instagram një turist i huaj, që “përshkon” botën me biçikletë. Ai ndan çdo ditë histori nga vende të ndryshme.

Ajo që i ka rënë në sy në Shqipëri, ishte pikërisht sjellja e njerëzve të çdolloj moshe dhe feje. Ai shprehet se ka takuar një zotëri, rreth të tetëdhjetave, të cilit i ka kërkuar që të ngrinin çadrën e tyre në tokën e tij, por ai i ka ofruar strehim brenda shtëpisë së tij.

Postimi i turistit:

Mirë se vini në Shqipëri. Megjithëse këtu varfëria është e rëndësishme, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Cilado qoftë mosha, cilado qoftë feja. Dëshmia është me këtë zotëri (të paktën) rreth të tetëdhjetave: ishim pis dhe të lodhur dhe nuk donim të flinim në baltën e krijuar nga shirat e dendur të ditëve të mëparshme. Ne e pyetëm këtë njeri nëse mund ta ngrinim tendën në një vend të thatë dhe ai na ofroi strehim në një ndërtesë të vjetër në tokën e tij. Kjo është historia e parë e këtij lloji që kemi përjetuar në Shqipëri…dhe jo e fundit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT