“Mos të të zëmë me dorë, shporru!”/ Demokratët e Berishës ‘kërcënojnë’ hapur Bashën

Oborri i Partisë Demokratike u mbush sot me demokratët e Sali Berishës, pas njoftimit të këtij të fundit për të dalë në protestë kundër vizitës së Vuçiç në Shqipëri.

Megjithatë, duke folur për mediat, mbështetësit e Berishës, nuk harruan të merreshin me Bashën dhe Ramën.

“Lul Brava, ndjesë pastë të mbajë vulën. Ne po protestojmë për Edi Ramën dhe qeverinë do t’i shporrim së bashku të dy,” tha demokrati.

“Kjo vizita e Vuçiç nuk është në favor të popullit shqiptar, por e sponsorizuar nga Soros. Sa për Bashën, për fajin tonë ai erdhi dhe mori vendin për nder të Sali Berishës sepse nuk e meritonte.

Unë kam qënë shok dhe kam bërë fushatë për Olldashin dhe për Sali Berishën. Lulzim Basha jo vetëm që do ikë , por ta kuptojë mos e zëmë me dorë. Revolucioni këtë do ta marrë përpara, s’ka ça të bëjë në zyrë ai”, u shpreh demokrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT