Ndodh gjatë Foltores/ Berisha jep lajmin e hidhur: U nda nga jeta një prej miqve të shquar, një minutë heshtje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur gjatë Foltores së zhvilluar me demokratët në SHBA, 1 minutë heshtje për ish-senatori republikan, Bob Dole, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Berisha e ka konsideruar Dole një mik të shqiptarëve dhe të vetin gjithashtu.
Për këtë lajm të hidhur që ish-kryeministri ka marrë live, ka ftuar të gjithë të mbajnë një minutë heshtje në nder të tij.
“I hidhur është lajmi që sapo mora, ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, kandidatit për ish president të SHBA-ve dhe ish senatorit Bob Dole.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo.”- tha Berisha.
Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Bob Dole ka qenë një ndër mbështetësit e fortë të çështjeve shqiptare, siç është lufta për pavarësinë e Kosovës./Gazeta Shqip