Në 80-vjetorin e lindjes, aktori i madh Luftar Paja merr urimet më të veçanta nga deputetët socialistë

Aktori i mirënjohur Luftar Paja, ditën e sotme feston 80-vjetorin e tij të lindjes. Urimeve të kësaj dite të shënuar për aktorin i janë bashkuar dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e Partisë Socialiste.

Ka qenë Taluant Balla i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka uruar Pajën, krenarinë e Gorishovës, Fierit dhe gjithë shqiptarisë.

“Urimet më të mira të madhit Luftar Paja në 80-vjetorin e tij të lindjes. Je krenaria e Gorishovës, Qarkut të Fierit dhe gjithë shqiptarisë”, shkruan Balla.

Gjithashtu edhe deputetja Antoneta Dhima teksa ka rreshtuar të gjitha rolet e aktorit i ka bërë atij urimin special në këtë 80-vjetor.

“Muaji dhjetor nisi me një urim special për mikun e të gjithëve dhe artistin e popullit të madhin Luftar Paja: Gëzuar ditëlindjen e 80-të.?

Të qeshura pafund, emocione dhe dashuri ka dhënë ndër vite me interpretimet, me humorin dhe me rolet e tij në teatër, në kinematografi dhe në estradë, të cilat kanë qënë të shumta në gjithë karrierën e tij artistike.

Shfaqet e para Luftar Paja i ka dhënë në skenën e Pallatit të Kulturës ‘’Mustafa Matohiti” në Patos, gjatë viteve 1960-1968, ndërsa nga viti 1968 deri në vitin 1990 bëhet pjesë e trupës së Estradës Fier dhe teatrit” Bylis’’ dhe pas vitit 1990 largohet në qytetin e Tiranës.

Rolet dhe interpretimet e aktorit Luftar Paja kanë mbetur edhe sot të gjalla në memorjen e spektatorit fierak dhe jo vetëm. Për shumë vite ka luajtur përkrah aktoreve të mëdhenj shqiptar si: Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj.

Në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i popullit, në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit dhe në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier.

Urime pafund në këtë 80-të vjetor për aktorin Luftar Paja jetë dhe shëndet i dhëntë zoti!”, shkruan Dhima.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT