Negociata me opozitën për presidentin? Rama “ngrin” PD: Nuk kam me kë të flas

Viti 2022 njihet si presidencial. Partitë politike shqiptare duhet të zgjedhin një kandidat për president, e procesi i përzgjedhjes nga Parlamenti nis që në muajin prill. Kjo sipas skenarit normal të përfundimit të mandatit të presidentit Ilir Meta. Procesi i negociatave për zgjedhjen e presidentit mund të nisë me herët, në rast se Gjykata Kushtetuese pranon vendimin e Parlamentit për shkarkimin e presidentit.

Si rregull ka pasur përherë negociata me PS-së dhe PD-së për të gjetur një emër konsensual, dhe ka pasur edhe tryeza politike. P.sh Rama është takuar me Berishën, ose Rama me Bashën. Por kësaj here, konflikti brenda PD-së do të fusë në ngërç procesin e zgjedhjes së një presidenti konsensual, gjithmonë nëse kjo është e mundur.

Rama dha sinjale sot se PS mund të shmangë këtë proces, duke pretenduar se nuk ka me kë të flasë, duke nënkuptuar kryetarin legjitim të PD-së.

Ai tha se në këto momente PD nuk ka kryetar dhe se nuk di se me kë të flasë.

“Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar. Sot në parim po, por duhet të shohim se me kë mund të flasim. për momentin nuk kemi se me kë mund të flasim”, tha Rama.

Deri në prill situatat mund të evulojnë, ndërsa socialistët mund të vihen përpara një sprove nëse Berisha merr totalisht drejtimin e PD-së. Por nëse shmanget opozita, atëherë do të kemi një president të zgjedhur me shumicë të thjeshtë votash dhe jo me 84 vota.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT