Nga qelia e burgut, Fatos Tushe çon në “Kushtetuese” vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak

Nga qelia e burgut ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është rikthyer edhe njherë në qendër të vëmendjes së mediave dhe drejtësisë.
Bëhet me dije se Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut i të Lushnjes.
Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut. Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.
Me urdhër të SPAK, policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga ish krybashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtepie”./Gazeta Shqip