Ngjela: Berisha ka bërë gabim fatal që sulmoi Yuri Kim! Ambasadorja Mariza Lino e hodhi në Lanë, i hyri në zyrë kur ky foli kundër Amerikës

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Sali Berisha ka bërë gabim fatal që ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai tha se Berisha bën luftë me Amerikanë, por s’ka kurajo që të thotë se ëhstë kundër SHBA-ve.

Ngjela përmendi edhe ish-ambasadoren Mariza Lino, për të cilën tha se iu fut Sali Berishës në zyrë kur ky i fundit foli keq për Amerikën në Parlament.

“Po e rëndon shumë kjo situatë. Ka bërë gabime fatale. Ka goditur ambasadoren e SHBA-ve. Ai e ka ditur se ajo ka qenë kështu. Ai bën luftë me Amerikën, po s’ka kurajo që të thotë jam kundër SHBA-ve. Kjo është ambasadorja e dytë që godet Saliun. E para ishte Mariza Lino, ajo e hodhi në Lanë. Të tjerët kanë folur në mënyrë diplomatike. Lino i hyri në zyrë kur ky foli kundër Amerikës në Parlament. I hyri pa trokitur”, tha Ngjela në News 24.

Përsa i përket përplasjes mes Bashës dhe Berishës., Nfjela u shpreh se në fund fituesi do të jetë kryetari aktual i PD-së, pasi beteja që po zhvillon ish-kryeministri nuk është ligjore.

“Deri tani beteja që po bën Berisha është joligjore. Mbrojtësit e atij që është ligjor, është Uashingtoni. Berisha ka lëvizje joligjore, se nuk kemi asnjë vendim gjykate. Nëse në një kompani, ku janë 20 aksionerë, ku njëri ka 60% të kapitalit, që ta rrëzosh atë grup, duhet që ai që ka shumë para të blejë kuota. Si do vejë kjo çështje! Do fitojë Basha”, u shpreh Spartak Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT