“Një nga nenet e statutit të PD do e quaj Basha”, Berisha zbulon vendimin e rëndësishëm për Azem Hajdarin

Sali Berisha është duke mbajtur ditën e sotme “Foltoren” e tij në qytetin e Tropojës teksa është pritur aty me entuziasëm, daulle, fishekzjarre dhe flamuj kuq e zi.
Gjatë fjalës së tij Berisha ka kujtuar edhe njëherë Azem Hajdarin, duke u shprehur se së shpejti ai do të shpallet presidenti i përjetshëm i Partisë Demokratike.
“Azem Hajdari do shpallet president i përjetshëm i PD”, tha Berisha.
Ndër të tjera Berisha ka treguar se do të krijoj një nen të veçantë në ststutin e PD-së dhe do ta quajë atë Basha. Sipas tij çdokush që humb zgjedhjet duhet të largohet.
“Do quhet neni Basha, kur humbet zgjedhet do duhet të largohet, është negativ, por le të na bëhet mësim, që të mos përsëritet”, tha Berisha./Gazeta Shqip