“Një tufë debilësh që bënin fjalime surreale”/ Pedagogu shpërthen ndaj Kuvendit të PD: Basha nuk është normal

Pedagogu Rezart Prifti ishte i ftuar pasditen e sotme në “Zona Zero” për të folur për Kuvendin e Partisë Demokratike.
Prifti foli pa doreza duke thënë se “ata që folën aty ishin një tufë debilash që bënin fjalime surreale dhe nuk kishin lidhje fare me shqiptarët”.
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, Prifti mbrojti një nga teoritë e tij se PD-në do ta shpëtojë vetëm kryeministri Edi Rama.
Sipas Priftit, kjo gjendje e PD-së i hyn në punë Ramës për të mbajtur pushtetin.
“PD-në do ta shpëtojë Edi Rama, se i duhet PD patjetër në këtë derexhe. Shpëtimi do jetë në zgjedhjet lokale. Do i japë kohë dhe forcë që të marrë pak veten sa për të thënë.
Gjasat duken që normaliteti i ri i PD-së do të jetë Basha, Basha vetë nuk është normal fare po prapë do udhëheqë. E kam thënë me kohë që s’bën ky për këtë punë, ka 80% të atyre që i rrinë mbrapa që nuk e duan” tha Prifti.