Nuk ndalet Berisha: Rama dhe Basha bashkëpunuan për shpalljen time “non grata”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se shpallja e tij non-grata, ka ardhur si pasojë e veprimeve të përbashkëta të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ai tregoi më tej në një intervistë për “Të paekspozuarit” se i tërhoqi vëmendjen Bashës kur largoi nga partia në 2017 disa nga figurat të cilat kanë kontribuar në PD. Beisha u shpreh se me këtë veprim Basha i vrau në pusi ata.

Pyetje: Basha largoi në 2017 themeluesit e PD

Berisha: Unë bëra gabim në vitin 2017 që nuk mora vendimin që mora tani. Unë i kam thënë këtë akt që ke bërë ti se ka bërë askush, kjo është pusi. I them tjetër këta njerëz që ua bërë ti këtë, kanë të drejtën e zotit që të bëjnë politikisht të bëjnë çdo gjë. Më tha po, kanë të drejtë. Ai gënjente. I ka thënë Edi Rama. Një njeri që gënjen në mënyrë të vazhdueshme nuk mund ta marr seriozisht. Veprimet e tyre janë të përbashkëta, aksioni i tyre për shpallje non grata, kjo është 100% e sigurtë. Mbi të gjithë ky i vrau në pusi politikisht, mbeti deri në 1 të natës në zyrë dhe të nesërmen e marr vesh që i kishte hequr.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT