Pacienti rënkon nga dhimbjet në Spitalin e Gjirokastrës, stafi i urgjencës tallet dhe filmon (VIDEO)

Një pacient është dhunuar brenda ambienteve  të urgjencës të Spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës, vetëm sepse po rënkonte.

Në pamje duket që një person tenton të nxjerrë jashtë pacientin i cili gjendet në barrelë sepse ai po rënkonte nga dhimbjet-

Sipas dëshmive për JOQ, pacienti është dhunuar nga një punonjës i spitalit në gjendje të alkoolizuar.

Ngjarja rëndohet më tej  edhe nga fakti se aty ndodhen persona të tjerë të veshur me uniformën e Kryqit të Kuq Shqiptar, por askush nuk e ndalon dhunën, madje qeshin dhe filmojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT