Paloka: Nga dje, Luli nuk ka më parti, por ka Taon dhe Elisat e veta

Deputeti i PD, Edi Paloka ka ironizuar kryetarin e shkarkuar Lulzim Bashën pas anti-kuvendit të mbajtur një ditë më parë.
Pas referendumit ku u votuar për shkarkimin e tij, Paloka deklaron se Basha tashmë nuk ka parti, por ka Taon dhe Elisat e veta.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Paloka shkruan: Nga dje, Luli nuk ka më parti, por ama ka Taon dhe Elisat e veta.
Kujtojmë se një ditë më parë, anëtarët e PD, votuan për ratifikimin e vendimit të marrë në Kuvendin kombëtar të 11 Dhjetorit. Sipas rezultateve, 43 mijë e 835 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës.