Parashikimi i Kreshnik Spahiut: Procedura gjyqësore për ndarjen e PD-së do të zgjasë 5 deri në 7 vite! Këto janë hapat që do të ndiqen

Juristi Kreshnik Spahiu ka parashikuar sesa do të zgjasë procedura gjyqësore mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për ndarjen e Partisë Demokratike.

Sipas tij, beteja gjyqësore do të zgjasë 5 deri në 7 vite, pasi nga Gjykata e Tiranës ku dosja do të gjykohet për 6 muaj, do të kalojë në Gjykatën e Apelit, ku do të merret vendimi pas rreth 1 viti.

Më pas çështja do të kalojë në Gjykatën e Lartë, dhe pas kësaj në atë Kushtetuese, ku pritet që vonesa të jetë 2.5 vite, ndëkrohë që në fund do të jetë Gjykata e Strasburgut që do t’i japë zgjidhje kësaj çështje, edhe pse vendimi mund të dojë deri në 3 vite që të merret.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Proçedura Gjygjsore për ndarjen e

Partisë Demokratike do zgjasë 5-7 vjet:

1- Gjykata e Tiranës 6 muaj

2- Gjykata e Apelit 1 vit

3- Gjykata e Lartë 1.5 vjet

4- Gjykata Kushtetuese 1 vit

5- Gjykata e Strasburgut 3 vjet

Ju lutem, ruajeni këtë mesazh deri në 2028.

FALEMINDERIT (Nga Kreshnik Spahiu)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT