Pasi tha se jep jetën për Berishën, Xhelal Mziu: Basha do triumfojë, është e ardhmja e Shqipërisë

Duket se Xhelal Mziu është rreshtuar bindshëm në krah të Bashës pasi u largua nga gjiri i Berishës. Ai ka deklaruar në takimin e kryedemokratit se vetëm platforma e tij mund ta rrëzojë qeverinë socialiste.

“Platforma Basha në 25 prill prishi mendjen jo vetëm të demokratëve e atyre pa parti por edhe të socialistëve, e kishim shumë të lehtë fushatën. Sot ne jemi në opozitë për një arsye për një shkak të një kryeministri kriminel i cili e ka kthyer Shqipërinë në një geto. Koha e tij duhet të kishte marrë fund e do marrë fund. Këtë e realizon vetëm një vetë, platforma Basha që ngeli pa u realizuar për shkak të maskaradës elektorale. Basha i ka dhënë provat e tij, edhe në pushtet kur ishte me standarte që ka krijuar Shqipëria, por edhe në opozitë me nisma ligjore që ia kanë ngushtuar fijen kësaj qeverie kriminale, i sigurt që 2022 do jetë jo si ky vit që i dha frymë të keqes. I sigurt që Basha me demokratët do triumfojë por është e ardhmja e Shqipërisë”,- tha ai ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT