Përfundon numërimi/ Këshilli Kombëtar i PD-së SHKARKON nga detyra Edi Palokën dhe mbështetësit e tjerë të Sali Berishës

Ka përfunduar numërimi i votave të bëra në fshehtësi dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka shkarkuar me 257 vota pro kreun e këtij Këshilli, Edi Palokën.

Gjithashtu janë shkarkuar nga detyra që mbanin edhe anëtarët e Kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi.

Largohen nga detyrat që mbanin edhe sekretarët Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia.

“Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479. Pas pak, do të bëhet transparencë e plotë me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim dhe përbëjnë shumicën absolute të Këshillit Kombëtar”, u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana.

Rezultati i votimeve:

257 Votues

251 Pro

4 Kundër

2 Të pavlefshme

Back to top button
LAJMET E FUNDIT