Përjashtimi i Berishës/ Basha ngre kartonin pro

Kuvendi i PD-së sapo ka votuar përjashtimin e personave non-grata ka PD-ja dhe dekomunistizimin e kësaj force politike.
Jemin Gjana drejtuesi i përhershëm i këtij Kuvendi ka hedhur në votim propozimin e mos përfshirjes në strukturat drejtuese të PD-së të personave non-grata.
Të gjithë ngritën kartonin jeshil, përfshirë dhe Bashën, ndërsa nuk kishte asnjë kundër apo abstenim.
Gjana ka anoncuar 4 vendimet që do të shtrohen sot për votim, të cilat u votuan nga delegatët. Bëhet fjalë për miratimin e rezolutës së 12 dhjetorit, iniciativën për dekomunistizimin, mos vendosjen në funksione drejtuese të personave të shpallur non grata nga SHBA si dhe krijimin e një strukture statutore të Aleancës qytetare për Demokracinë.
Kujtojmë se Rezoluta e 12 dhjetorit cilësoi nul Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të gjitha vendimet e ndërmarra prej tij.
Po ashtu, cilësoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, si anti-amerikane. Në pikat e tjera të kësaj rezolute, njihet si Kuvend legal ai i 18 dhjetorit, si dhe theksohet se Partia Demokratike ka në plan të parë luftën ndaj korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë.
Vendimi i parë për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të datës 12 dhjetor 2021.
Vendimi i dytë me propozim të kryesisë së Partisë në mbledhjen e ditës së djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjerë brenda PD-së Kryesia i propozon Kuvendit që në funksion të së ardhmes seë PD-së dhe të Shqipërisë të mbrojtjes së vlerave dhe parimeve. Duke mbështetur vendimmarrjen e KK, të Kryesisë së partisë dhe duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të PD-së të kërcënuar nga jehona të së shkuarës, nga flukse me ide antidemokratike vendos,
1- Shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD;
2- Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin.
3- për një ndryshim nën nenin 58 të PD-së, për të shtuar tek ky nen, një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës qytetare për Demokracinë.