Përmbytjet/ Rama në vendngjarje, 5 banorë dërgohen në spital

FIER- Vijon të jetë kritike situatanë Vlorë dhe në Fier nga reshjet intensive të cilart kanë shkaktuar përmbytje duke bërë kështu që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.

Bëhet me dije deri tani se 5 banorë Të fashtit Ferras në Fier mes tyre dy fëmijë janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Fatmirsisht ata janë jashtë rrezikut për jetë, edhe pse ende nuk është mësuar arsyeja e paraqitjes së tyre në spital.

Nga ana tjetër mësohet se kryeministri Rama është në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën e përmbytjeve.

Zona e Ferrasit në Fier ka pasur dëme si në tokat bujqësore ashtu dhe në banesa dhe bagëti. Shumë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT