Personat që nuk e kaluan vettingun para SPAK/ Rama paralajmëron gjyqtarët për vendimet

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka deklaruar se të gjithë ato persona që dalin nga sistemi i drejtësisë si prokurorë dhe gjyqtarë duhet të shkojnë në SPAK.

Ai ka paralajmërur dhe gjyqtarët që nuk kanë dalë para vettingut dhe që sipas Ramës po japin vendime në kurriz të drejtësisë shqiptare. “Sigurisht i paralajmëroj gjyqtarët që nuk kanë dalë ende në vetting për vendimet që japin, sigurisht jo nga qeveria por nëpërmjet mekanizmave që kanë se vendimet do të kthehen”, tha Rama.

Ndërsa si rast precedent ai e lidhi me përplasjen mes qeverisë për ndërtimin e kompleksit të fëmijëve në zonën e Gardës ku përfshihet edhe cirku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT