“Po tallen me të dhënat tona personale”, Abilekaj përplaset me Dervishin: Ne jemi viktima, shteti kontrollon gjithçka

Gazetarit Elton Abilekaj dhe komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi janë përplasur në lidhje me publikimin e database të pagave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

Abilekaj tha se shteti po përdor të dhënat për pushtet dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për zgjedhjet, por që nuk u dënua askush.

Pjesë nga debati në “Open”

Dervishi: Nuk jemi të gatshëm të vejmë gishtin se kush e ka bërë. Nga ana tjetër unë mund të sjell raste të tjera. Ka ndodhur në Itali në fushat zgjedhore.

Abilekaj: Aplikcion për përdorime me të dhëna personale. Ne jemi viktima që shteti kontrollon gjithçka. Dhe tallen me të dhënat tona personale.

Dervishi: Sapo gabove, puna e një institucioni nuk mbahet nga titullari por…

Abilekaj: Ngaqë thoni ju kshu ndodhin këto. Jemi viktima të një partie shtet, që përdoremi për pushtet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT