“Po ti o Bashë ku je, gjoja nipi i Pejës?”/ Harxhi sulmon Ramën dhe Vuçiç: Kombi ynë është në rrezik!

Në fjalën e mbajtur sot në tubimin kundër paktit Rama-Vuçiç para Kryeministrisë Edit Harxhi tha se kombi ynë është sot në rrezik nga kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë, dhe ata që i paguajnë këta të fundit.

Harxhi pyeti se ku është sot kryedemokrati Basha, ndërsa iu drejtua Ramës duke i thënë se Kosova është Jeruazalemi ynë.

“Bashkëkombës shqiptarë, Rroftë Kosova! Ballkani Hapur nuk është gjë tjetër pëveçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavi në Jugosferë. Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe tani po përpiqen të fusin Shqipërinë dhe të joshin Kosovën. Më lejoni të pyes Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës këto 9 vite? Zero.

Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot, në këtë shesh të madh si këtu e në vitin 99’ ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik, që vjen nga Rama dhe Vuçiç dhe ata që paguajnë Ramën dhe Vuçiçin që u kanë dhënë mision të djegin Ballkanin.

Ku ndodhet sot ish-kreu i PD Basha, gjoja nipi i Pejës. Absolutisht nuk ka bërë asgjë në katër vitet e fundit. I them Edi Ramës dhe Vuçiçit, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jeruzalemi ynë, është Meka jonë”, tha Harxhi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT