“Policia e Ramës mbron Lulin”/ Policia e Shtetit mesazh Berishës: Asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie

Disa persona mbi tarracën e Partisë Demokratike tërhoqën vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e sotme teksa në seli pritej të shkonte Sali Berisha.
Ishte ky i fundit që tha se “ata janë policë të Ramës për të mbrojtur Lul bravën”.
Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Shtetit, që ka hedhur poshtë këtë deklaratë të ish-kryeministrit.
“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.
Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.
Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.
Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike,” shkruan Policia e Shtetit.