Presidenti Vuçiç mbërrin në Elbasan, ja ku do zhvillohet takimi me Edi Ramën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur pak minuta më parë në Elbasan. Mësohet se kreu i presidencës serbe do të darkojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ministrat e tij në ambientet e “Fish City”.

Më parë në ambientet e resortit në fjalë kanë mbërritur Edi Rama dhe dy ministre. Deri tani bashkë me kreun e qeverisë kanë shkuar dhe ministret Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca. Pjesë e darkës pritet të jetë edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili do t’u bashkuhet pak më vonë.

Pasditen e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë për “Ballkanin e Hapur” e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Qindra mbështetës të tij dhe anëtarë të grupit të Rithemelimit të PD marshuan dhe mbajtën një tubim përpara Kryeministërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT