Prifti: Ambasadorët kanë marrë në patronazh Lulin dhe… Berisha do shkojë në ekstrem!

I ftuar ditën e sotme në studion e Zona Zero në TOP News ka qenë përfaqësuesi i shoqërisë civile Rezar Prifti.

Në opinionin e tij mbi temën “Përplasjet në selinë blu”, Prifti është shprehur se Partia Demorkatike nuk ka njerëz dhe as frymë organizative, duke e bërë këtë parti shumë larg  asaj Socialiste.

“Partia Demokratike nuk ka njerëz dhe frymë organizatve.

Partia Socialste në mendimin tim është organizatë e gjeneratës së tretë. PD akoma jo dhe kjo për faj të Bashës jo  të Berishës.

Absurdi më i madh i të dyja palëve është se Berisha e bën për arsyje personale kurse Basha thotë që e bënë betejën për shqiptarët.

Nëse është e vërtetë kjo unë i heq kapelen, nëse këtë luftë e bënë për mua, mamanë time dhe të gjithë pensioniastët e meriton qeverinë, opozitën. Por këtë nuk e beson njeri. “– tha Prifti

Nga ana tjetër Prifti është shprehur se më datë 18 dhjetor, duke e marrë në patronazh Lulin, ambasadorët do arrijnë të çojnë Kuvendin e PD-së deri në fund.

Nga ana tjetër Berishës sipas tij I ka mbetur vetëm një akt ekstrem, protesta.

“Për mendimin tim në datë 18, Luli do e bëj këtë proces, duke e marrë në patronazh ambasadorët. Nga ana tjetër Berisha nuk ka çfarë të bëjë tjetër. Ose të shkojë në akt ekstrem, protesta dhe jo si ato të Lulit.”– tha Prifti./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT