“Prisni estradë brenda PD”/ Basha i përgjigjet pa humbur kohë Ramës: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ditën e sotme pa humbur kohë kryeministrit Edi Rama.

Me një citim të Gjergj Fishtës i përgjigjet Ramës, teksa ky i fundit e etiketoi si marrëzi atë që po ndodh brenda selisë blu.

Gjatë intervistës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se ditët e para të janarit shqiptarët do të shikojnë sipas tij “Estradën e turpshme që do të ndodhë brenda PD-së”. Basha e quan injorancë reagimin e kryeministrit:

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.” At Gjergj Fishta”, shkruan Basha në twitter.

Gjithashtu kryeministri tha se policia do të distancohet nga gjithçka që ndodh brenda selisë blu.

“Prisni estradë brenda PD”/ Basha i përgjigjet pa humbur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT