Protesta e djeshme/ Pse Berisha u “rrethua” nga 8 badigardë?

Në protestën e djeshme të thirrur prej tij, ish-kryeministri, Sali Berisha është “rrethuar”nga tetë badigardë.
Në mesin e tyre ishte edhe ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani. Nuk dihet nëse lideri historik i PD, Sali Berisha, rrethohet gjithmonë nga një numër i tillë truprojash apo këto masa janë shtuar në protestën e sotme.
Kujtojmë se i rrethuar nga truprojat e tij Berisha është parë edhe në Foltore.
Kujtojmë se dhe kryeministri Rama i cili shkon në turma me shumë qytetar, zgjedh të ketë shumë shoqërues.
Edhe kreu i PD Lulzim Basha shihej në fushatë të shoqërohej nga shumë badigardë, të cilët ruanin kryeopozitarin.