Protesta kundër Vuçiç/ Njerëzit e Berishës djegin flamurin serb në Bulevard (VIDEO)

Protestuesit e thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrës, kanë djegur flamurin e Serbisë, njërin prej atyre të vendosur përgjatë Bulevardit.
Një prej protestuesve i ka vënë flakën nga poshtë flamurit të varur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër nismës “Open Balkan” dhe kundër vizitës së presidentit serb në Shqipëri Aleksandar Vuçiç.