PS rrëzon në bllok Metën / Refuzohen dekretet për buxhetin, TVSH dhe taksat kombëtare

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi në bllok tre dekretet e Presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim në parlament projekbuxhetin 2022, ligjin për TVSH dhe atë për taksat kombëtare.

Komisioni u mblodh pasditen e së enjtes, pasi ishin njohur më parë gjatë ditës me dy dekretet e reja të Presidentit Meta për kthim të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe për Taksat kombëtare, pjesë e paketës fiskale që socialistët miratuan më herët bashkë me buxhetin.

Votimi në komision paralajmëron se i njëjti fat i pret dekretet e Metës edhe në seancën plenare të radhës, ku do të hidhen për votim.

Presidenti ktheu buxhetin me arsyetimin se nuk reflektonte shqetësimet reale të qytetarëve në lidhje me pandeminë dhe nuk ofronte mbështetje për fermerët.

Ligjin për TVSH-në e ktheu me arsyetimin se ishte diferencues për disa kategori, duke shkelur parimin e kushtetues të barazisë dhe i njëjti arsyetim u dha edhe për ligjin për taksat kombëtare.

“Është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale, lirisë së veprimtarisë ekonomike, dhe barazisë përpara ligjit, duke krijuar regjim të diferencuar ligjor diskriminues”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT