Qeveria e Kosovës shpall masa emergjente: 60 ditë kufizim energjie

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpallë masa emergjente për furnizim me energji, të vlefshme deri në 60 ditë. Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e detyrimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Ndër të tjera Qeveria ka vendosur që të formohet një Komitet Teknik Emergjent, i cili do të identifikojë dhe paraqesë rekomandime në Ministrinë e Ekonomisë. Shkak për këtë vendim, sipas qeverisë janë vështirësitë në sistemin elektro-energjetik pas rritjes së konsumit, pamjaftueshmëritë për të mbuluar konsumin dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike.