“Qytetarët s’do të pyeten për koncesionet dhe PPP, ato janë në të mirën e tyre”/ Rama: Sot Tirana, Elbasani dhe Fieri janë më të pastra

Kryeministri sqaroi se ky pyetësor nuk do të përmbajë koncesionet dhe PPP. Sipas tij këto janë koncepte dhe miratohen për të mirën e qytetarëve.

“Koncesionet dhe PPP janë instrumente të vëna në dispozicion nga bota e të gjithë qeverive. Nuk kemi çfarë diskutojmë lidhur me këto koncepte e instrumente. Jemi në një vend kapitalist, ku instrumentet janë në dispozicion. Shqiptarët paguajnë për efekt koncesionesh të caktuara, po ja që na del që shqiptarët paguajnë për koncesionet e trashëguara. Shqiptarët i bëjnë analizat laboratorike, falas. Po natyrisht që për laboratorët dhe të gjitha analizat shteti ka marrë përsipër të paguajnë tarifat. Shqiptarët po njohin Dibrën. Sot, shkoni shikoni pa u mbaruar e gjitha sepse kemi tunelin që do e bëj Dibrën jastëkun e universitetin, shkojnë e vijnë studentët dibranë. Ku është e keqja e këtij partneriteti? E merr privati që ta bëj më shpejt, sepse shteti do vononte kohën. Shqiptarët bëjnë analizat sot, e në të kaluarën e bënin me turne. Shqiptarët sot kanë kryeqytetin e tyre pa tym e plehra. Kanë Fierin, patjetër që janë partneritete, por fitojnë shqiptarët. Sot Tirana, Fieri dhe Elbsani janë më të pastra. Qytetarët kanë qytetin e tyre Tiranën që nuk është gangrenë për plehrat, nuk ka më tym, nuk kanë më tym ”, reagoi kryeministri./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT