Rama i bën “block” në Twitter “këshilltarit” gjerman të Berishës, ai revoltohet: Më ka bllokuar dhe Basha

Zyrtari gjerman i CDU-së që prej disa vitesh është angazhuar pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, është revoltuar pasi kryeministri Edi Rama e ka bllokuar në Twitter.

Martin Henze, është një zyrtar gjerman që mediat në Shqipëri herë e kanë cilësuar si “këshilltar të Angela Merkel”, por që në fakt nuk ka rezultuar të jetë i tillë. Ai merret me konsulencë ndërkombëtare.

Henze, i revoltuar e quan në Twitter Ramën “autokrat” dhe thotë se përveç tij, e ka bllokuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndonëse për disa kohë para zgjedhjeve Henze u shfaq në përkrahje të Bashës, ai sot renditet si mbështetës i Sali Berishës, teksa ky i fundit ka nisur betejën kundër SHBA-ve pasi e shpallën non-grata për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT