Rama vetëofrohet për të shkuar në Prokurori për skandalin e pagave: Unë jam gati…

Kryeministri Edi Rama, duke folur për databasën me të dhëna sensitive të mijëra qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë.
Rama në fund të fjalës së tij tha se nëse Prokuroria do që të dëgjoj mendimin e tij, është i gatshëm të shkojë e të flasë për këtë çështje.
“Si do marrësh vesh nga karta e identitetit si ke votuar. Është një miks e një grabitje të të dhënave. Nuk është database jonë, ashtu sikundër…unë me daljen e kësaj e kam një opinion shumë të qartë, nëse Prokuroria ka dëshirë ta dëgjoj opinionin tim unë jam gati ta them. Nuk e them publikisht se nuk dua të bëj politikë.
Unë e kam shumë të qartë se për çfarë mund tju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databasen e patronazhistëve” tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.