Referendumi i shkarkimit të Bashës/ Komisioni jep të dhënat e para, Berisha “urdhër” demokratëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se janë hapur dhe vijon normalisht procesi i votimit për referendumin e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky komision bën me dije se janë hapur të gjitha qendrat e votimit, pra 106, në mbarë vendin, ku delegatët po votojnë për shkarkimin ose jo të Bashës.

ADVERTISING

Sakaq Berisha në një postim në rrjetet sociale u bën thirrje demokratëve që të dalin dhe të votojnë. “Sot referendumi i lirise, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë!”, shkruan Berisha.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.

Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit.

Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe notmalisht.

Komunikimi I ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit.

Ku votohet

Në të gjitha degët, janë përcaktuar edhe qendrat e votimit.

Në Durrës janë 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre. Në njësitë administrative të Sukthit, Manzës dhe Ishmit, krahas qendrës së votimit të Pallati i Kulturës, një qendër tjetër do të jetë në një subjekt privat pranë bashkisë Sukth.

Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë, do të votojnë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë. Në Kruje e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira. Në Fushë-Krujë, votimi pritet të zhvillohet në një pikë të vetme, te qendra shëndetësore, ku është dhe zyra e partisë.

Në bashkinë e Korçës ka një qendër votimi, që do të jetë te ish-kinema Millemium. Edhe në Pogradec do të jetë po një qendër votimi, te kinemaja e qytetit. Në Korçë janë 3500 anëtarë, në Pustec 3600. ndërsa në Pogradec janë 900 anëtarë.

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi pë të votuar për shkarkimin e Bashës. Në Gjirokastër qendra e votimit do të jetë në Pallatin e Sportit, në Lazarat do të jetë në një lokal në qendër të fshatit, në Libohovë në një lokal në qendër të qytetit dhe në Urën e Kardhiqit do të votohet te ish-zyra elektorale e PD.

Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD në qytetin bregdetar. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë. Sa i përket pjesëmarrjes, kryetari i PD Selenicë, Shezai Balilaj u shpreh se do të marrë pjesë nesër në Kuvendin zyrtar të PD në Tiranë. Në Elbasan, votimi bëhet brenda ambienteve të degës së PD në këtë qytet.

Në Shkodër janë 9 qendra votimi në ambiente private të marra me qira (Stadiumi, sheshi Isa Boletini, Velipoje, Dajç, Bërdicë, Postribë, ana e malit, rrethina etj.) Janë 600 mijë anëtarë dhe numërim do të bëhet në qendrat ku edhe po votohet.

Në degën e Partisë Demokratike të Lezhës janë rreth 2500 anëtarë votimi do të bëhet në ambientet e pallatit të kulturës ‘Dedë Ndue Lazi’. Në Kurbin janë 1200 anëtare dhe votimi po bëhet në zyrën e Partisë Demokratike. Në Mirditë janë 800 anëtarë dhe votimit bëhet në një ambient privat përballë katedrales

Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD në qytetin bregdetar. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.

Në Tiranë anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë disa nëpër zyrat e degëve dhe disa nëpër lokale. Kështu në degën nr. 1 në Tiranë do të votojnë në zyrën e degës. Në degën nr.2 në Tiranë do të votohet në lokalin ‘Bar Amerika pranë Ambasadës Amerikane.

Në degën nr. 3 në Tiranë votohet në zyrën e degës, në Xhamllik. Në degën nr.4 votohet në lokalin Pëllumbat e Paqes. Në degën nr.5 anëtarët e PD-së votojnë pranë zyrave Aleat Komp KIKA2. Në degën e PD-së, nr. 6 votohet pranë lokalit ‘Kombi Art’ rruga Lambi Bonata kryqëzimi i rrugës Qelqit.

Në degën nr. 7 votohet në zyrën e degës. Në degën nr.8 do të votohet 100m mbi gjimnazin Partizani. Në degën nr.9 votohet në zyrën e degës tek Treni. Në degën nr.10 votohet në zyrën e dëgës. Në degën nr.11 në Tiranë votohet në një ambient afër AMC.

Në degën nr.12 votohet pranë lokalit Elze Bathirja, në Farkë e Vogël. Në degën nr.13 votohet në Yrshek, përballë Uzllovës. Në degën nr.14 votohet në rrugën nacionale në Dajt.

Në degën nr.15 votohet në lokalin ‘Besnik Kodra’ Pez Helms. Në degën nr.16 në Tiraën do të votohet në zyrën e PD-së. Në Vorë do të votohet në zyrën e PD-së. Në Kamëz votohet në dy qendra votimi, në zyrën e degës në bulevardin Blu në Kamëz dhe në zyrën e degës në bulevardin Blu në Bathore. Në Paskuqan votohet në zyrën e degës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT