Skandali i pagave/ A duhet të japë dorëheqje Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi?

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto.
Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Madje, një skandal i tillë duket të jetë edhe më i madh se databaza e patronazhistëve mbi preferencat politike të qytetarëve të Tiranës. Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi është përgjegjësi direkt i këtij skandali i cili ka tronditur Shipërinë dhe ka futur në panik qytetarët.
Ditën e sotme gazeta Shqip ka siguruar edhe pagat e muajit prill në listë ndodhen edhe numrat e telefonave të punonjësve të administratës publike dhe private.
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.
Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.
Pse duhet të japë dorëheqje Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi
Ceno Klosi duhet të japë dorëheqje pasi institucionit që ai menaxhon i ka rënë “flaka”, të dhënat e pagave të punojnësve sot mund ti gjejmë shumë lehtë.
Kjo është përgjegjësi e tij dhe e punonjësve të cilët udhëhiqen nga Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi.
Si doli ky dokument
Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.
Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.
Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.
Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona. Hetimet e Prokurorisë ndërohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.
Kush është Mimoza Seraj, në Drejtorinë e Tatimeve
Moza Seraj ka qenë përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve, “useri” i saj është krijuesi i një file. Lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.
Është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.
Ajo që bie në sy është pse Policia e Shtetit nuk e ka shpallur në kërkim, personin i cili ka nxjerrë të dhënat konfidenciale të qytetarëve.
Nxjerrja e të dhënave ka krijuar një shqetësim të madh, tek qytetarët dhe frikë tashmë për sigurinë e të dhënave të tyre.
Skandali tjetër
Përmes “userit” të Mimoza Seraj është krijuar ky file, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ajo personi që e ka publikuar listën, pasi vetë Mimoza Seraj rezulton se ka dalë në pension që në vitin 2019, por nuk dihet përse llogaria e saj ishte ende e aksesueshme në Drejtorinë e Tatimeve.
Deri më tani, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet duke regjistruar zyrtarisht edhe procedimin penal, por paraprakisht mendohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Nën hetim janë tre institucione: AKSHI, ISSH dhe të Drejtoria e Tatimeve.
Prandaj këto janë arsye të mjaftueshme që drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi duhet të largohet nga detyra. Qëndrimi i tij në zyrën e Drejtorit të Tatime do krijojë sërish rrjedhje të dhënave të pagave duke prodhuar skandal pas skandali./ Gazeta Shqip