Skandali i pagave/ Rama: Sulme ndodhin dhe në SHBA, do pyeten inspektorët

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencë të përbashkët me drejtoreshën e AKSHI-t se ngjarje të tilla si rrjedhja e të dhënave kanë ndodhur edhe në vende me kapacitetet më të larta të mbrojtjes si SHBA, Rusi apo Kanada. Rama tha se sistemi është krijuar më shumë se 8 vite më parë ku janë angazhuar forca teknike shqiptare dhe një vend i BE i cili ka mundësuar kredinë e butë për krijimin e tij. Kreu i qeverisë theksoi se do të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë pasur askses dhe shtoi se nga sot AKSHI do të ketë një sistem sigurie shumë të lartë që do të regjistrojë edhe lëvizjet e mousit.

“Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitetet shumë të larta edhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Kanada, Kjo është një sfidë e re e kohës. Dëshiroj të theksoj një fakt që është shumë i rëndësishëm. Sot qytetarët duan të dinë sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin tonë që në rastin konkret me sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe një sistem digjital të krijuar më shumë se 8 vite më parë me një kredi të butë të një vendi të BE ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë që në krye të herës administratorë të këtij sistemi.

Në asnjë mënyrë nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta por për të thënë që ky sistem dhe ndonjë tjetër i përkasin një trashëgimie që po punohet me një proces të integrimit të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është e lehtë për t’u bërë. Sistemi është një sistem ku kryhen miliona ndërveprime. Këto dy aspekte, ai i punës dhe i gjithë ndërveprimit të AKSHI me sistemin e tatimeve nuk janë në asnjë formë të lidhura me njëra tjetrën”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT