Skandali i pagave/ Rama vendos datë: Brenda 20 janarit vetërregulloni deklarimet, do t’ju dërgohet një letër nga…

Kryeministri Edi Rama ka sjellë ditën e sotem edhe njëherë në vëmendje skandalin e pagave, një document ky i publikuar pak ditë më parë.
Në fjalën e tij Rama terksa e ka konsideruar këtë si një ngjaerje shumë të rëndë dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të vendos përpara drejtësisë të gjithë personat fajtor për këtë krim, është shprehur gjithashtu se kjo është një e keqe e cila ka sjellë me vete edhe një të mirë.
Teksa sipas Ramës të gjithë bizneset që deklarojnë paga fiktive duhet të rregullojnë vetëdreklarimet.
Më 20 janar të gjitha këto biznese do të marrin një letër nga Drejtoria e Tatimeve për të sistemuar dhe deklaruar pagat e sakta të punonjësve.
“Ka ndodhur së fundmi një ngjarje e shëmtuar dhe shqetësuese.
Pjesa kriminale e ngjarjes i takon prokurorisë dhe po heton në mënyrë intensive dhe shpresoj që së shpejti te kemi përgjegjës para ligjit.
Në këndvështrimin më afat të mesëm kjo ngjarje mund të quhet si një e keqe e cila nuk ka ardhur vetëm për keq.
Ekspozimi i të dhënave personale është i papranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyrë në sytë e të gjithë atyre që kanë patur mundësi ta shohin atë pasqyrë dhe të paktën askush s’ka çfarë të thotë, duke filluar nga mediat.
Askush nuk do ma thotë dot që po sulmoj mediat duke kërkuar prej tyre që japin paga fiktive të rregullojë deklarimet.
Drejtoria e tatimeve do të nis një letër për të gjithë tatimpaguesit për deklarime fiktive duke u kërkuar që të vetë rregullohen deri më 20 janar.
Sepse kjo është data e deklarimeve të reja. Në rast se deklarimi i pasaktë dënohet me gjobë, evazioni dënohet me burg.”- tha Rama./ Gazeta Shqip