Skandali i të dhënave/ Ngjela: Shteti ka rënë! Basha më dukej mediokër por…

Avokati Spartak Ngjela bëri një përmbledhje të çështjeve politike gjatë vitit 2021 në emisionin “Breaking” në Top News.

Moderatorja Sidorela Gjoni e nisi diskutimin nga ngjarja më e fundit, ajo e skandalit të të dhënave.

Sipas Ngjelës, edhe pse kjo është shkelje e rëndë mund të shërbejë si pikë kthese për vendin, pasi shteti ka rënë.

“Kuptohet që është sistem, nuk është rastësi. Pyetja është: A duan të rrëzojnë qeverinë? Është mendim i pakët ky, i vogël. Kush është dora që i nxjerr? Ndoshta kjo shërben si pikë kthese për Shqipërisë, falë një shkelje që është bërë. Sepse SPAK ndoshta mendon se kjo dorë që ka bërë këtë shkelje e bën për një të mirë të madhe, se del që shteti ka rënë,” tha Ngjela.

Roli i Bashës, çfarë e pret në 2022-in?

“Basha, nuk di sa i fortë është vetë, por di që e përkrah Uashingtoni. Kjo dihet tashmë. Fakti që e përkrah SHBA, rrezikohet Rama. Se mund të kemi zgjedhje deri në mars. Por nëse Basha bie, PD s’vjen kurrë në pushtet. Se ai tjetri që do të bëhet lider i PD, atë nuk e do SHBA, le që e shkatërroi partinë këto 30 vjet. Basha në fillim më dukej mediokër, por tani po mban fjalime normale. Se po flet me gjuhën e Uashingtonit. Po të vazhdojë Basha, PD do ketë krizë, por ky kryetar duhet të nxjerrë ekip të ri, dhe me përkrahjen e plotë të SHBA-së mund të heqë qeverinë se nuk mund të rrijë 12 vjet. Por duke shkatërruar plotësisht Berishën”.

Ndryshim Presidence para korrikut?

“Presim Gjykatën Kushtetuese, shenjat janë që do e heqin. Presidenti ka mbyllur gojën. Pse? Se ka frikë. Do presim vendimin pastaj do analizojmë çfarë do ndodhë. Po të shkarkohet, sipas nenit përkatës duhet të ketë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Se Parlamenti e shkarkon, por nuk është në gradën të vendosë a është shkelja aq e rëndë, prandaj dhe pritet vendimi i Gjykatës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT