Skandali/ “Pro*tituta, legene femra”! Vokshi e Kokalari priten me të shara në selinë e PD: Shoqata e bravave…

Pas kaosit të shkaktuar pardje tek selia e PD, edhe dita e sotme u shoqërua me tensione pasi Albana Vokshi u shfaq sërish në seli, nën praninë e Evi Kokalarit.

Ndërsa ajo hyri në seli, u dëgjuan disa të shara drejt tyre, me siguri nga ndonjë mbështetëse e Bashës.

“Prostituta, legene femra,” dëgjohej një zë gruaje të thoshte me ze te larte.

“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

“Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë”, deklaroi Vokshi

Nga ana tjetër, Albana Vokshi akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij si shoqata e bravave.

“Shoqata e bravave, vetëm ato i kanë ngelur Lulzim Bashës, le t’i mbajë karriget e bravat, vullneti i sovranit do vihet në vend. Në bazë të votave ai është shkarkuar,” tha Vokshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT