Skenari i “pushtimit” nga Berisha/ Hoxha: Nga Air Albania shkojmë në selinë e PD-së, është shtëpia jonë

Tiranë-Nesër mbahet Kuvendi i thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij. Indrit Hoxha një ndër organizatorët e Kuvendit të 11 dhjetorit zbuloi për emisionin “Breaking” në Top News se pas mbylljes së punimeve delegatët do t’i drejtohen selisë blu, pra godinës së Partisë Demokratike.
“Kuvendi i nis punimet në AirAlbania dhe më pas i drejtohet të shtëpisë sonë. Selia Blu është shtëpia jonë nuk mund të na ndalojë kush. Ka delegatë që nuk kanë firmosur dhe do të jenë pjesë. Në Kuvend do të ketë propozime dhe më pas do të shihen se si do të shkojë procesi dhe se cfarë vendimesh do të merren”, tha Hoxha në Breaking.
ADVERTISING
Sa i përket verifikimit të shumtë të delegatëve, ai theksoi se procesi i verifikimit do të zgjasë 1-2 orë, e janë 10 grupe verifikimi.
“Edhe një ndër arsyet se pse është zgjedhur Air albania është edhe për shkak të masave anti covid”, shtoi ai./ Gazeta Shqip