“Sot nis revolucioni paqësor”/ Berisha del i lumtur nga shtëpia: Mesazhet e Bashës janë histori turpi

Ish-kyeministri Sali Berisha ka preferuar të dalë nga shtëpia e tij vetëm kur numri i delegatëve ka arritur numrin e kërkuar. Në daljen e tij para kamerave nuk mund ta fshehte lumturinë duke u shprehur se “është mrekullia e dytë e kombit”.

“Ai është prej kohësh i larguar…, por Kuvendi merr vendimet e vet. Mesazhet janë një histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët nga më të lirët në historinë shqiptare. Është një turp, selia është e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Në një porononcim për mediet para mbërritjes në Kuvend Berisha tha: E jashtëzakonshme dita në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë në këtij kombi, revolucion triumfi në momentet më dramatike të vendit, narkoshtetit dhe pseudo-opozitariszmit të instaluar.

Asgjë nuk pengoi dhe nuk pengon djem dha vajza, burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë diasporës.

A do e shkarkoni Bashën sot?

“Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta.”

Mesazhet kërcënuese

“Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët, nga më të mirët e shqiptarëve.”

Ai përsëriti dhe njëherë ftesën për Bashën për të qenë i pranishëm në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT