Sot protesta kundër ardhjes së Vuçiç, Berisha liston 4 arsyet pse duhet të marrin pjesë qytetarët

Është thirrur ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha një protestë kombëtare në kryeqytet mbi çështjen e “Open Balkan” dhe ardhjen e Vuçiç sot në Tiranë.

Teksa protesta pritet të zhvillohet në orën 16:00 të pasdites Berisha ka reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale, duke iu reditur shqiptarëve 4 arsyje pse duhet të marrin pjesë.

Një ndër arsyet që ai thekson është se Vuçiç është ministër i Millosheviçit dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!
Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
Edi Rama po behet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere nje kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te”, shkruan Berisha/Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT