“Sot shqiptarët kryejnë punët më të pista të bosëve të mafias italiane”

Maurizio Vallone, drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Itali, ka zbuluar disa sekrete të mafias shqiptare në Itali.
Sipas tij, bashkëpunimi mes mafies së dy shteteve është forcuar ndjeshëm pasi panë që “miqësia” mes tyre vlen më shumë se “armiqësia”
Vallone tha se ekziston një koncept i gabuar kur thuhet se shqiptarët i kanë prishur punë mafias italiane.
Në fakt, ai zbulon se boss-ët italianë i përdorin shqiptarët për të bërë punë të atilla që shmangin përfshirjen e tyre.
“Italianët nuk iu kundërvihen të huajve, por iu delegojnë një pjesë të biznesit të tyre, si importi i drogës, kryesisht hashash dhe marihuanë, u japin kontroll mbi disa prej aktiviteteve të tyre dhe pjesën më të dhunshme të punës në mënyrë që ata që drejtojnë këtë ‘biznes’ të mos kapen me presh në duar. Ata përdorin njerëz që sot janë në Itali dhe nesër zhduken që këtu”, shprehet Vallone.
Ai ka shpjeguar gjithashtu edhe se si vjen droga nga Kolumbia dhe se si kalon qetësisht nga Italia drejt vendeve të Ballkanit dhe më pas përfundon në vendet e Evropës.
“Në fillm kishte konflikte mes italianëve dhe të huajve, sepse ata mbërritën në Itali duke u përpjekur të përcaktonin se kush komandonte duke nxitur edhe reagimin e italianëve.
Megjithatë, sot kemi një dinamikë krejtësisht tjetër: këto organizata të huaja janë të afërta dhe funksionale me organizatat e mëdha mafioze italiane. Italianët nuk iu kundërvihen të huajve, por iu delegojnë një pjesë të biznesit të tyre,” u shpreh Drejtori.