“Spiro Koleka kërkoi të merren armët kundër…”/ Berisha: Daja i kreut të Meduzës nuk i ndali dot studentët

Lideri historik i demokratëve ka zhvilluar homazhe përballë shtatores së Azem Hajdarit në Qytetin Studenti.

Berisha është shoqëruar nga figura të njohura politike si Flamur Noka apo Belind Këlliçi…, ndërsa është pritur me brohoritje nga qytetarët.

Gjatë takimit me studentë të ‘Dhjetorit’, Berisha u shpreh se lëvizja e dhjetorit 90 i dha fund regjimit diktatorial, ndërsa shtoi se ishte lëvizja më e pastër e idealeve.

“Ishin këto ideale, kjo energji e cila do shndërrohej në lehtësirën e vërtetë të përpjekjeve të PD-së në qeveri për të ndërtuar në Shqipëri rendin demokratik, ekonomikë e tregut, për të nxjerrë Shqipërinë nga izolimi. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, buçiste zemra e studentëve në dhjetorin e ’90.

Ditën e dhjetorit ’90 e në vazhdim ishin ditë të vështira, vendi përjetonte skamjen dhe mjerimin më të madh në historinë e tij, përjetonte indoktrinimin më helmues në kultin e Satanit në të gjitha kohërat, në kohën kur sheshet ishin të mbushura me studentë dhe qytetarë. Të mbledhur nënë presionin e LËvizjes Studentore lëshoheshin thirrje “t’i fusim tanket, të marrim armë kundër studentëve liberatore.

Për ironinë e fatit këto thirrje i kryesonte ish-xhelati i inteligjencës shqiptare, Spiro Koleka idhulli dhe daja i kreut të sotëm të Meduzës Edi Rama. Por, studentët nuk i morën leje askujt, i dolën zot idealeve të tyre dhe të mbarë shqiptarëve, vazhduan betejën. U shpërndanë në të katër anët e vendit dhe në një përpjekje të jashtëzakonshme arritën në 22 mars të përzënë me votën e lirë regjimin më barbar që shqiptarë kishin njohur në gjithë historinë e tij, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT