Stoltenberg ngre ALARMIN: Aktorë të huaj po punojnë për të minuar progresin në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se së fundmi, në Ballkan ka pasur rritje të tensioneve, përfshirë Kosovën dhe Bosnjë dhe Hercegovinën, “me retorikë më agresive” dhe “aktorë të huajë që po punojnë ta minojnë procesin”.

Ministrat e jashtëm të NATO-s u mblodhën të martën në kryeqytetin e Letonisë Riga për një konferencë dyditore për të diskutuar çështjet më urgjente të sigurisë për aleancën.

Në ditën e dytë të takimit, kryediplomatët diskutuan leksionet e nxjerra nga prania 20-vjeçare e NATO-s në Afganistan, tërheqja nga vendi dhe marrja e shpejtë e e kontrollit nga talibanët.

“Për të ardhmen, ne duhet të shqyrtojmë se si të forcojmë aftësinë e NATO-s për të kryer përpjekje të evakuimit në shkallë të gjerë me njoftim të shkurtër dhe të përforcojmë mjetet e menaxhimit të krizave të NATO-s”, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë me të cilën përfundoi ngjarja dyditore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT