Tashmë duket si “armë” trofe, por…/ Kush është ministri i Brendshëm që do “arrestonin” telefonat e Artan Hoxhës

Prokuroria e Durrësit i ka kthyer sot gazetarit të ABC, Artan Hoxha dy celularët e sekuestruar më datë 16 shtator 2016 fill pas një deklarate në emisionin “Opinion”.
Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e celularëve me një falënderim të veçantë për prokurorin e Durrësit Bledar Bejko dhe oficerin e policisë gjyqësore Ilir Ndrea.
Ai shprehet se tani mision ka t’i rikthejë sërish në punë celularët pas më shumë se 5 vitesh duke i cilësuar ata tashmë si trofe, që në atë kohë sipas tij për pak sa nuk çuan në burg ministrin e Brendshëm.
Postimi i gazetarit:
“Nje falenderim i veçante per prokurorin e Durresit Bledar Bejko, te cilin kisha 20 vite pa e takuar, prej kohes kur punonte prokuror ne Tirane. Patjeter dhe per oficerin e policise gjyqesore Ilir Ndrea, qe me dhane mundesine te kem serish ne dispozicion mjetet e mia te punes…
Tani te provojme a do t’i rikthejme serish ne pune pas kaq vitesh. Sidomos ky Samsung-u model GT-C5212i, qe ngjan si pistolete TT(Tokarev). Sa shume ngjarje kam raportuar me te. Tashme duket si “arme” trofe, por per pak ishte duke e çuar nje minister te brendshem, ne kokerr te burgut”, shkruan ai.