Tirana zgjohet nën “pushtetin” e mjegullës (VIDEO + FOTO)

Tiranë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën “pushtetin” e një mjegulle të dendur.
Probleme të vogla mjegulla ka sjellë për shoferët për shkak të kufizimit të shikueshmërisë, megjithatë ende nuk është raportuar asnjë problem.
Ndërkohë që sa i përket motit për ditën e sotme pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore./Gazeta Shqip