Tragjedia në Milot/ Fëmija 3-vjeç që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit. Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë në vend.
Burime për gazetën Shqip thanë se fëmija që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë pasi u përplas me dy të tjerat. Drejtuesi i makinës është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka djegie të shumta në trup.
Shqip siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes. Personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por edhe të tjerë që ndaluan u dhanë ndihmën e parë të lënduarve.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .
Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.