“Turp, turp, të paaftë”/ Bashkia Tropojë nuk dërgon fadroma, për tu hapur rrugën bizneseve të bllokuara nga bora (Video)

Një denoncim ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e gazetës Shqip nga kuzhinieri i një restoranti në Tropojë me emrin “Chesnut Hill“. Kuzhinieri në videon e dërguar për redaksinë e gazetës Shqip e quan bashkinë të paaftë.

Bora ka izoluar rrugët dhe banorët po i hapin me krahë për shkak se Bashkia nuk i ka dërguar asnjë mjet borë-pastrues. Kjo ka sjell dëmtimin e bizneseve pasi klientët nuk shkojnë për shkak të bllokimit të rrugëve. Kuzhinieri i restorantit “Chesnut Hill” tregon se pronarët e këtij subjekti i kanë paguar të gjitha taksat që i detyrohen Bashkisë.

Restoranti “Chesnut Hill” është i izoluar për shkak të neglizhencës së Bashkisë Tropojë e cila drejtohet nga Rexh Byberi, siç pohon edhe kushinieri i restorantit.

“E shikoni ça po bëj 64 vjeç kam ardhur nga Tirana këtu në Tropojë, kam dy vite që punoj kuzhinier këtu dal të hap rrugët nga bora që biznesi të mos falimentoj. Këtu me këto rrugë nuk vijn klientela, nuk kemi ndihmë nga Bashkia Tropojë e cila për 4 kilometra rrugë nuk dërgon një fadromë njëherë në javë. Pavarësisht kërkesave tona ata nuk reagojnë, unë edhe kuzhinier tani duhet të pastroj borën, bashkia indiferent as ne ndihmon vetëm shikojnë karriget e tyre. Të punosh të paguash taksat dhe Bashkia nuk të ndihmon turp, turp, Bashkia nuk i jep asnjë krahë janë të paaftë. Biznesi ku unë punoj është i liçensuar, Bashkia e Bajram Currit nuk na ndihmon fare“, u shpreh kuzhinieri i restorantit Chesnut Hill në Tropojë.

Siç shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme, banorë të cilët po hapin rrugë me kazma dhe lopata të paguar nga bizneset.

Bashkia Tropojë nuk ka marrë asnjë masë për tu hapur rrugën, kuzhinieri i restoranti shton se në 2 vite që po punon në Tropojë po e njëjta situatë. Kjo përkon edhe me marrjen e mandatit të Rexh Byberit i cili u zgjodh Kryetar Bashkie në 2019 me zgjedhjet e 30 qershorit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT