Tym, flakë dhe makinat copë-copë/ Pamjet nga aksidenti tragjik që vd*q fëmija 3-vjeç (Video)

Një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit mbrëmjen e sotme.

Drejtuesi i makinës që shpërtheu në flakë është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Gazeta Shqip ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Dy nga makinat e përfshira në aksident janë bërë copë, ndërsa tjera vijon që të digjet duke u shkrumbuar.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që kanë sjellë aksidentin.

Trafiku është bllokuar për shumë minuta në Rrugën e Kombit nga aksidenti, por më pas situata është normalizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT