Vdekja e 4 RUSËVE në Kavajë/ Ushtria zbarkon në ambientet e hotelit, do të kryejnë…

Forcat ushtarake kanë zbarkuar këtë të premte në ambientet e Hotel Gloria në Kavajë. FA do të kryejë eksperimentin gjatë këtyre dy ditëve për të zbuluar shkakun e vdekjes së 4 turistëve rusë pak javë më parë në Kavajë.
Ekspertët e laboratorit do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tyre.
ADVERTISING
Pas bërjes së këtij eksperimeti pritet që autoritetet të dalin në një vendim përfundimtar për vdekjen e katër anëtarëve të familjes në hotel “Gloria” në Qerret.
Më herët Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedimin penal për vdekjen e rusëve në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”, si dhe disponon një serë provash, të cilat nuk i bën publike deri në përfundim të hetimeve.
Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.