VIDEO/ Aksident me 4 të plagosur në Tiranë, ‘çmendet’ shoferi, fillon të godasë makinën me shkelma

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit të Sporteve, dhe sipas dëshmitarëve teksa njëra nga makiat që po dilte nga Universiteti u godit nga një makinë që vinte nga Zogu i Zi.
Nga aksidenti ka 4 persona të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ashtu siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme shoferi i njërës makinë i gjuan me shkelma makinës së tij, por arsyeja nuk dihet.
Ndërkohë nuk dihen as identitetet e shoferëve të përfshirë në këtë aksident, por pritet që në vijim të kemi një njoftim nga ana e policisë për më shumë detaje.